Egnatia do të përballet me Lillestrom në Rrogozhonë në ndeshjen e parë të play-offit në Europa League. Egnatia vjen në këtë fazë pasi eliminoi në turin e kaluar irlandezët e Shamrock. Lillestrom e nis aventurën e saj në Europa League nga kjo fazë.

Përsa i përket formacionit zyrtar të rrogozhinasve, trajneri Nevil Dede duhet të bëjë sot pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Spanjolli Jaime nuk figuron as në stolin e rezervave, ndërsa Edison Ndreca është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë ndajë Shamrock.

Albano Aleksi e nis sonte si titullar dhe mban si zakonisht shiritin e kapitenit në krah. Dede ka vendosur të zbresë në fushë me skemën 3-5-2.

EGNATIA XI: Dajsianin; Sota, Bitri, Aleksi; Samjili, Loukili, Medeiros, Albanese, Yagao; Daniel Gruda.

The post EUROPA LEAGUE: Egnatia me dy mungesa të rëndësishme ndaj Lillestrom. Zbulohet formacioni zyrtar i rrogozhinasve appeared first on Telesport.