Gazetare: Amila Rashiti
Vala e të nxehtit po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për Evropën. Alarme për temperatura tejet të larta ka në disa shtete, megjithatë rreziku më i lartë është në: Gjermani, Francë dhe Spanjë. Franca për momentin është vendi më i nxehtë dhe me më shumë viktima. Temperaturat shkuan mbi 40 grade Celsius dhe me këtë u thye rekordi i vitit 2019. Disa pika turistike u mbyllën shkaku i nxehtësisë së madhe.
“Nuk mundëm të shihnim gjithçka që donim të shihnim, por është në rregull”, tha një turist.
“Ne ishim në Kullën Eifel, nuk mundëm të shkonim në majë sepse ishte e mbyllur për shkak të nxehtësisë”, thotë një qytetar tjetër.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka ngritur alarmin për ndryshimet klimatike, duke paralajmëruar se temperaturat po rriten me ritme më të shpejta se mesatarja globale. Ekspertët paralajmërojnë temperaturat ekstreme mund të vazhdojnë nëse nuk ka një stuhi.
“Kjo valë është vërtet intensive. Sistemet me presion të lartë si kjo kupolë nxehtësie kanë tendencë të qëndrojnë mbi zona për periudha të gjata kohore nëse nuk ka një sistem tjetër stuhie për ta shtyrë atë jashtë”, deklaroi
Erik Nelson, profesor i shkencës atmosferike.
Autoritetet në vendet evropiane, të cilat po përballet me valën e të nxehtit u kanë rekomanduar banorëve të tyre të jenë skajshmërish të kujdesshëm, sidomos personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët./Alsat.mk.
The post Evropa vazhdon të përballet me temperatura shumë të larta appeared first on Alsat.
