Gazetar: Zekirija Haxhiu

Familjarë e të afërm përcjellin më të afërmit e tyre për në Haxh. KFamiljarë e të afërm përcjellin më të afërmit e tyre për në Haxh. ush me familje e kush me shoqëri, nga Shkupi për në Xheddah u nisën dy aeroplanë me qytetarë të cilët kanë vendosur për të realizuar obligimin e pestë të Islamit. Ca prej tyre shkonin edhe bedel për familjarët.

Mes emocionesh, hanxhinjtë tregojnë për ndjenjat e tyre në prag të nisjes për në Mekke.

“Shpresoj se do të kalojmë mirë, organizimi besoj se është i mirë. Zoti na i pranoftë lutjet. Çfarë ndjesie është që po shkoni në Haxh? Kënaqësi e papërshkrueshme. Me kë po shkoni? Me bashkëshorten”, tha një Qytetar.

“Emocione të mëdha, sdi çfarë të them. Harmoni e madhe në familje që nuk përshkruhet me fjalë. A erdhën familja t’ua urojnë? 20 ditë kam pasur mysafir, 150 vetë çdo ditë. Edhe 20 ditë kur të kthehem kismet ishalla”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Kjo është hera e katërt e imja që shkoj, tre herë në haxh dhe një herë në umre. Është e vështirë për njerëzit më të moshuar, duhet të shkohet sa më i ri.

Cili është mesazhi juaj për ata që duan të shkojnë? Unë ju sugjeroj të shkojnë sa më herët sa më të rinj”, thotë qytetari.

“Haxhi nuk është vetëm të shkosh dhe të kthehesh e të maresh epitetin si haxhi, atë që kemi dëgjuar në teori duhet ta praktikojmë në praktikë. Me kthimin nga haxhi komplet duhet të kemi edukatë të veçantë, shkollë të veçantë”, tha një qytetar tjetër.

Nga Maqedonia e Veriut sivjet obligimin fetar janë duke e kryer gjithsej 2020 besimtarë ndërsa pagesa e haxhit ka arritur në 6700 euro, apo 250 euro më shtrenjtë se vitin e kaluar. Sot ishte dita e tretë e fluturimeve për në Haxh ndërsa grupi i fundit i besimtarëve do të niset më 21 maj./Alsat.mk.

The post Familjarë dhe të afërm përcjellin të afërmit e tyre për në Haxh appeared first on Alsat.