Barcelona dhe “Nike” kanë rënë dakord që fanella e parë e sezonit 2026-27 të lançohet në fillim të korrikut. Edhe pse sezoni 2025-26 ka përfunduar, shitjet e fanellave vazhdojnë të jenë shumë të larta globalisht, ndaj “Barça Licensing and Merchandising” (BLM) vlerëson se nuk ka problem të pritet deri në korrik për lansimin.
Dizajni do të ketë mbizotërim ngjyrash blu dhe granata, i ngjashëm me fanellën e sezonit 2022-23. Fanella e dytë pritet në fund të korrikut, në ngjyrë të zezë dhe lejla, ndërsa e treta në gjysmën e dytë të gushtit, në ngjyrë jeshile turkeze.
Ndërkohë, dyqani zyrtar vazhdon shitje të konsiderueshme, me fanellën e Lamine Yamal që kryeson “top 6” e lojtarëve blaugrana. Pas tij renditen Gavi, Pedri, Lewandowski dhe Raphinha, ndërsa vendi i gjashtë iu takon fanellave të personalizuara nga tifozët.
The post Fanella e re e Barçës, dizajni dhe koha e prezantimit. Yamal kryeson “top 6” e shitjeve appeared first on Telesport.
