Propozim – ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të hyjë në procedurë parlamentare dhe aty do t’i trajtojnë të gjitha, deklaroi deklaroi dje koordinatorja e grupit parlamentar të FE-së Rina Ajdari,e cila materialin që ka arritur në Kuvend e quan skandaloz.

“Realisht nuk e di se me çfarë zgjidhje do të vijnë, me çfarë perle, ja një shembull konkret po ua jap, dje arriti në Kuvend materiali per Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat dhe ishte skandaloz. Besoj se në atë vijë do të jetë edhe zgjidhja, sepse nuk ka nevojë në këtë rast për një zgjidhje, vetëm do të komplikohet puna, do të komplikohet procedura. Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë, Kushtetuta është e qartë”, tha Rina Ajdari – koordinatore e Grupit Parlamentar të Frontit Europian.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski deklaroi se Ligji për Përfaqësimin e Drejtë dje ka hyrë në Kuvend dhe do të kalohen procedurat e duhura parlamentare. Ai tha se së shpejti pritet miratimi i tij. Stojanoski theksoi se është me rëndësi që çdo zgjidhje ligjore të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias, duke shtuar se vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një ligj i qëndrueshëm dhe funksional.

“Është shumë e rëndësishme që kur miratoni ligje, ato të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Sepse përndryshe, nëse miratoni një ligj që e dini se është antikushtetues, atëherë po luani me emocionet dhe nevojat e qytetarëve. Kjo është e pandershme, dhe ne nuk do ta bëjmë këtë. Ligji për Përfaqësimin e Drejtë, dje arriti në Kuvend dhe, në përputhje me procedurën e tij, domethënë qëllimin për të cilin u dorëzua në Kuvend, procedurat do të respektohen në përputhje me Rregulloren. Presim që ky ligj të miratohet së shpejti”, theksoi Bojan Stojanoski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, Ligji për Përfaqësim të drejtë dhe adekuat vjen pasi u hoq balancuesi.