Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 6:0 ndaj Valencias, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në La Liga. Fermin Lopez shënoi dy gola në këtë ndeshje dhe u shpall si më i miri.
Pas përfundimit të ndeshjes, Lopez paraqiti një kërkesë për La Ligan.
“Duhet t’i kërkojmë La Ligas nëse mund të vazhdojmë të luajmë në këtë stadium. Kundër Komo-s kam shënuar dy gola, kurse edhe sonte i shënova dy të tjerë. Më përshtatet ky stadium”, u shpreh Fermin Lopez.
The post Fermin Lopez ka një kërkesë speciale deri te La Liga appeared first on Alsat.
