Ministri turk i Punëve të Jashtme deklaroi se Turqia nuk do ta mbështesë asnjë formë të strukturës federale në Siri dhe se pret që të gjitha elementet e armatosura, përfshirë dhe pjesëtarët e Forcave Kurde për Mbrojtjen e Popullit (PKK) (të cilët Ankaraja i sheh si një degë e Partisë Terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit), që të armatosen dhe të integrohen në armatën kombëtare, njoftoi “Turkiye Today”. 

Fidani e theksoi qasjen e Turqisë ndaj zhvillimeve të fundit në Siri dhe rajon në një takim me ligjvënës nga Partia turke në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim.

Ai theksoi se nuk do të tolerohet asnjë formacion i armatosur jashtë Armatës Kombëtare Siriane dhe se përfshirja e kurdëve në Kushtetutën siriane si element konstituiv është i rëndësishëm për Turqinë.

Ministri turk i Punëve të Jashtme i ka dënuar sulmet ajrore të Izraelit në Siri dhe tha se ata po kontribuojnë për destabilizimin e rajonit. Ai deklaroi se sulmet izraelite në mënyrë efektive krijojnë hapësirë ​​për “Shtetin Islamik”, i cili është një kërcënim për paqen në botën perëndimore dhe në nivel global.

Fidan, gjithashtu, në mënyrë kategorike kundërshtoi planet e Izraelit për shpopullimin e Rripit të Gazës dhe zhvendosjen e palestinezëve në vendet e treta. Ai theksoi se Jordania dhe Egjipti nuk janë përgjigjur pozitivisht në idenë për zhvendosjen e palestinezëve.