Nuk mungoi as reagimi i tw parit të LSDM-së Venko Filipçe. Ai përmes një postimi në fejsbuk, tha se Marrëveshja Kornizë e Ohrit, është një rikujtuesw se paqja, dialogu dhe kompromisi janë gjithmonë më të forta se konflikti, ndarjet dhe urrejtja. Ai nënvizoi se pavarësisht thirrjeve për paqe dhe bashkëjetesë, aktualisht po dëshmohet e kundërta. Filipçe akuzon VMRO-në dhe kryeministrin Hristijan Mickoski se po ndjekin një politikë që nxit ndarjet dhe përhapjen e urrejtjes, ndërsa qytetarët, sipas Filipçes, po etiketohen si “llum”.
Kreu i LSDM-së akuzon drejtuesit politikë se po i ndajnë qytetarët, po krijojnë armiq dhe po mbjellin frikë, duke theksuar se një qasje e tillë bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. “Maqedonia meriton të jetë me prosperitete, shtet i integruar, pjesë e Evropës, ku çdo qytetarë do të ndjehet i sigurt në shtetin e vet. Jo me ndarje, jo me urrejtje, jo me etiketime si “llum”. Thuhet mes tjerash në postimin e Filipçes.
The post Filipçe akuzon Mickoskin: Po nxitni ndarjet dhe urrejtjen appeared first on Alsat.
