Gazetar: Zekirja Haxhiu
Kreu i socialdemokratëve Venko Filipçe i bëri thirrje urgjente kryeministrit Mickoski që bashkë të miratojnë ndryshimet kushtetuese dhe bashkërisht të veprojnë në hapjen, realizimin dhe mbylljen e kapitujve në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Filipçe rikujtoi se BE e ka vendosur vendin tonë lartë në agjendën e prioriteteve veçanërisht pas në periudhën në vijim vendin do ta vizitojë kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
“Në shumë raste disa shtete në Bashkimin Evropian kanë hyrë në pako. Tani kur flitet për më tepër shtete është e qartë se po përgatitet pako për pranim në BE. Është e rëndësishme që të mos mbetemi jashtë nga ky proces. Apeloj deri te kryeministri Hristijan Mickoski që së bashku të ndajmë përgjegjësinë për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, për rrjedhën e negociatave dhe çfarëdo sfide me të cilën do të përballemi”, deklaroi Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.
Kancelari gjerman Fridrih Merc ka dërguar letër deri te liderët e Bashkimit Evorpian duke bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, duke vendosur fokus të veçantë mbi Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Në letër Merc propozon dinamikë të re të inkuadrimit në BE për kandidatët aktual. Për Ukrainën propozon të merr model të “anëtarësimit asociativ” ndërsa për Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë propozon integrim gradual dhe të përshpejtuar përmes një qasje të privilegjuar deri te tregu i BE-së dhe kyçje më të afërt në institucionet evropiane.
Ndonëse thotë se kjo nuk do të miratohet, Filipçe i bën thirrje Mickoskit që të mos e keqpërdorë këtë nonpaper.
“Apeloj kryeministri Hristijan Mickoski të mos e shfrytëzojë këtë non paper si alibi shtesë dhe arsyetim që të mos bëhen hapat e mëtejme të cilat ashtu që siç të gjithë thonë, nuk mund të ndryshohen”, apeloi Filipçe.
Në vizitën e tij të fundit në Maqedoni, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta kishte thënë se për vendin nuk ka plan B. /Alsat.mk
The post Filipçe thirrje Mickoskit: Eja t’i realizojmë ndryshimet kushtetuese! appeared first on Alsat.
