Como arriti kualifikimin historik për herë të parë në Champions League, pas fitores 1-4 në ndeshjen e fundit në transfertën ndaj Cremonese dhe sidomos humbjes së Milanit 1-2 ndaj Cagliari-t në “San Siro”.
Menjëherë pas kualifikimit, Cesc Fabregas mblodhilojtarët dhe stafin e gjithë ekipit dhe mbajti një fjalim brilant, që sigurisht ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
“Ju thashë një ditë para ndeshjes kundër Parmës: Ne do të fitojmë dy ndeshjet e fundit dhe do të jemi në Champions League. Nuk e di pse jua thashë, thjesht kisha një ndjesi.
E gjitha është falë secilit prej jush. Ne përpiqemi t’ju ndihmojmë, duke ju dhënë zgjidhje të caktuara, por ju jeni arsyeja pse kjo gjë është kaq e bukur.
Ju falënderoj për gjithë jetën time. Ky do të jetë ndoshta grupi më i mirë që do të stërvit ndonjëherë në të ardhmen time. Nuk kam dyshim. Do të kujtoheni përgjithmonë.
Dhe kaq djema. Shijoni pushime të mrekullueshme, shijoni një festë të madhe. Ju meritoni gjithçka. Kushdo që shkon në Kupën e Botës, gjithë të mirat.
Dhe… KU DO TË LUAJMË VITIN E ARDHSHËM? NË CHAMPIONS LEAGUEEEEEEEEEE!!!!”, iu tha Fabregas lojtarëve të tij.
The post Fjalimi brilant i Cesc Fabregas pas kualifikimit të Como në Champions League (video) appeared first on Telesport.
