Barcelona pësoi mbrëmë humbjen e parë në këtë sezon në La Liga, pasi u mposht 1-2 nga Real Madridin, në “El Clasico”-n e luajtur në “Camp Nou”.

Goli i dytë dhe i fitores për Real Madridin, erdhi vetëm një minutë pasi ylli i sulmit, Raphinha, ishte zëvendësuar. Sulmuesi brazilian ka qenë në formë fenomenale në kampionat, duke shënuar plot 13 gola në nëntë paraqitje këtë sezon. Megjithatë, largimi i tij krejtësisht i papritur nga fusha nuk ishte një vendim taktik i qëllimshëm nga ana e trajnerit.

Flick kishte plane krejtësisht të ndryshme taktike për minutat e fundit. Trajneri dëshironte ta përdorte 29-vjeçarin në një pozicion më të tërhequr, në qendër, për të kërkuar fitoren në fund të takimit. Flick u detyrua të hiqte dorë përfundimisht nga ky plan, kur lojtari i bëri të ditur stafit teknik në stol se po përballej me vështirësi fizike dhe kërkoi zëvendësimin.

“Ne donim të luanim në minutat e fundit me Raphinhën si ‘numër 10’, por ai na kërkoi ta zëvendësonim. Ai nuk mund të luante dot më”, shpjegoi Flick gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes.

The post Flick zbulon kërkesën e Raphinha gjatë “El Clasico”-s, gjë që ndryshoi komplet planet e gjermanit appeared first on Telesport.