Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, paralajmëroi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në javët e ardhshme mund ta vizitojë rajonin.
Ai pret që vizita t’i japë një shtysë shtesë integrimit evropian dhe të kontribuojë në hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.
Rokas tha se gjatë periudhës së fundit janë bërë përpjekje të konsiderueshme për krijimin e kushteve për një hap të tillë.
“Gjatë muajve të fundit, të gjithë po punojmë shumë që kjo të ndodhë. Shpresoj se së shpejti do të kemi një vizitë rajonale të presidentes së Komisionit Evropian. Ajo duhet të realizohet gjatë dy deri në tri javëve të ardhshme dhe vërtet shpresoj se do të jetë një hap vendimtar drejt fillimit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian”, deklaroi Michalis Rokas – Ambasador i Bashkimit Evropian.
