Presidenti i Milanit, c, foli gjatë mbërritjes së tij në “Lega”, në Milano, duke iu përgjigjur shkurtimisht një pyetjeje për golin e Charles De Ketelaere (të Atalantës) kundër kuqezinjve. Kujtojmë se, sipas AIA, vendimi i arbitrit La Penna në atë rast ishte i saktë.

“Është një gjë që e vendos gjyqtari, unë nuk jap asnjëherë mendim mbi vendimet e tyre. Gjyqtarët kanë gjithmonë të drejtë për definicion”, – ishte mendimi i shkurtër i numrit një të klubit kuqezi.

Pas ndeshjes, trajneri Paulo Fonseca reagoi ashpër ndaj vendimit të arbitrave të ndeshjes Atalanta-Milan 2-1: “Unë nuk kam frikë ta them të vërtetën. Kam respektuar gjithmonë punën e gjyqtarëve, por çdo javë ndodh e njëjta gjë. Gjithmonë mungon respekti për Milanin.

E nisëm ndeshjen me një gol, që nuk ishte i rregullt, por ndryshoi fatin e ndeshjes. Ky arbitër ishte në VAR kundër Udinese dhe mund të shikoni çfarë ndodhi në atë ndeshje. Ne meritonim më shumë, është e dhimbshme ta humbasësh një ndeshje të tillë prej dy topave të ndalur.

Sidoqoftë, dua të them diçka: kam heshtur gjithmonë, ndërsa gjithë të tjerët flasin, por të heshtësh dhe të shikosh çfarë ndodhi me golin e parë është e pabesueshme… Nuk ka dyshime për atë episod. E di që puna e gjyqtarit është e vështirë, por jam i lodhur duke parë gjithmonë të njëjtat gjëra. Kundër Milanit nuk ka kurrë dyshime; nuk ka respekt për ne”.

The post Fonseca i tërbuar me “bluzat e zeza”, Scaroni i del kundra: Gjyqtarët kanë gjithmonë të drejtë… appeared first on Telesport.