Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Laurent Blanc foli rreth Botërorit dhe shanseve të Francës: “Në një kompeticion si ky nuk ka vetëm një favorit. Me një turne që zgjat 39 ditë dhe me 48 skuadra pjesëmarrëse, është e pamundur të veçosh vetëm një. Franca është mes 4-5 favoritëve. Gjermania është e fortë, Spanja me Yamal është një skuadër tjetër, Argjentina e Messit është kampionia në fuqi dhe meriton respekt, ndërsa është edhe Brazili i Ancelottit. Si surpriza do të veçoja Zvicrën dhe Marokun”.

Më pas, ish-mbrojtësi i Interit u ndal te Lionel Messi: “Është i jashtëzakonshëm. Unë kam luajtur deri gati në moshën 38-vjeçare, por për një mbrojtës është më e lehtë. Për Messin, që duhet të shënojë dhe ka nevojë për shpejtësi, shpërthim dhe driblim, është diçka e pabesueshme. Sapo ka mbushur 39 vjeç, është vërtet një fenomen”.

Në fund, Blanc analizoi Kylian Mbappé: “Ai është një numër 9, një 11, një 7, madje edhe mesfushor. Është gjithçka, sepse shënon shumë gola. Franca ka fatin ta ketë dhe duhet ta vendosë në kushtet ideale për të dhënë maksimumin. Besoj se kombëtarja, Real Madridi dhe PSG-ja ia kanë ofruar këto kushte. Shifrat flasin vetë”.

The post “Franca është mes 4-5 favoriteve. Messi i jashtëzakonshëm, Mbappé duhet vendosur në kushtet e duhura” appeared first on Telesport.