Te Juventus janë duke bërë planet për sezonin e ri dhe në këtë merkato do të ndikojë shumë edhe bilanci financiar. Skuadra dështoi të kualifikohet në Champions League, çka do të thotë më pak parà të hyra në arkë dhe disa shitje të detyrueshme për të balancuar shpenzimet.
Mediat italiane konfirmojnë se Fabio Miretti do të përfundojë në Bolonja, një mesfushor i gjithanshëm me një talent për të kërkuar dhe gjetur hapësirë për të sulmuar. Një marrëveshje që do të finalizohet në orët e ardhshme dhe do të sigurojë llogaritë e Juventus.
Në hyrje pritet të vijë nga Bolonja mbrojtësi Jhon Lucumi, një lojtar që trajneri Luciano Spalletti e pëlqen sepse mund të bëjë pak nga gjithçka: Aftësia për të ofruar cilësi me topin në këmbë, në kundërsulm, të cilin ish-trajneri i Italisë e konsideron një aspekt që ia vlen të përmirësohet.
Kolumbiani Lucumi vlerësohet rreth 20 milionë euro nga bardhezinjtë, ndërsa largimi i Miretti pritet të sjellë rreth 15 milionë euro. Një marrëveshje thuajse “kokë më kokë” mes dy lojtarëve që kërkojnë ndryshim, më shumë hapësira, ndaj ky transferim mund t’ua garantojë atë.
The post Juventus e Bolonja shkëmbejnë lojtarët, transferim “kokë më kokë” mes një mbrojtësi e një mesfushori appeared first on Telesport.
