Franca po përgatitet për përballjen e Nations League kundër Belgjikës me plane për të bërë ndryshime në formacion. Zinedine Zidane njoftoi në një konferencë për shtyp se do të bënte disa ndryshime krahasuar me formacionin titullar që luajti kundër Italisë të premten, një ndeshje që përfundoi në barazim 1-1.
“Do të ketë ndryshime, kjo është e sigurt,” shpjegoi trajneri i ‘Les Bleus’, duke pasur parasysh nevojën për të menaxhuar energjinë pas një serie ndeshjesh të luajtura në intervale të shkurtra kohore. Kjo do të jetë ndeshja e katërt radhazi për Francën dhe trajneri nuk dëshiron të marrë rreziqe.
Motoja e Zidane është përfshirja. “Të gjithë janë të rëndësishëm në këtë skuadër. Këtë dua t’ua përcjell lojtarëve të mi. Dua të mund të mbështetem te të gjithë. Një menaxhim i tillë është i domosdoshëm për të ruajtur gjendjen fizike dhe formën e të gjithë skuadrës,” përsëriti Zizu.
Pas tri ndeshjeve, Franca kryeson grupin me shtatë pikë, para Belgjikës (gjashtë pikë) dhe Italisë (katër pikë): “Ka qenë fantastike të jem me lojtarët. Tani, qëllimi është që grumbullimi i parë të mbyllet në mënyrë positive. Duhet të bëjmë një përpjekje të fundit. Do të ishte shkëlqyeshëm ta mbyllnim me një fitore.”
The post Franca kundër Belgjikës, Zidane paralajmëron rotacion: Dua të mund të mbështetem te të gjithë appeared first on Telesport.
