“Six Kings Slam 2026”, një turne tenisi spektakli i nivelit të lartë në tenis, që ishte planifikuar të zhvillohej në Riad nga 21 deri më 24 tetor, është shtyrë me dy muaj. Shtyrja erdhi për shkak të përshkallëzimit të fundit të situatës në Lindjen e Mesme.

Sulmet nga rebelët Houthi të Jemenit, të cilat arritën deri në aeroportin e kryeqytetit saudit, detyruan organizatorët të shtynin eventin , që tashmë planifikuar të zhvillohet në fund të vitit, nga data 27 deri më 30 dhjetor.

Në turne pritet të marrin pjesë yje të mëdhenj të tenisit për meshkuj, si Carlos Alcaraz, Novak Djokovic dhe Alexander Zverev. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë statusi i Jannik Sinner, fituesit të dy edicioneve të para të këtij eventi, aktualisht i dëmtuar.

Megjithatë, data e re e eventit mund të ndihmojë në procesin e rikuperimit të tenistit italian, numri 1 në botë. Për momentin, Sinner nuk është pjesë e shortit, i cili përfshin dy ndeshje hapëse.

Në këto ndeshje do të luajnë Alexander Zverev kundër Taylor Fritz dhe Learner Tien kundër Alex de Minaur. Fituesit do të kalojnë në gjysmëfinale për t’u përballur me Djokovic dhe Alcaraz, të cilët tashmë janë “virtualisht” në raundin gjysmëfinal.

The post Frikë në Riad nga sulmet terr*riste, turneu “Six Kings Slam” shtyhet në fund të dhjetorit appeared first on Telesport.