Fundjava e zgjatur ka zbrazur Maqedoninë. Që nga mëngjesi në pikën kufitare Bogorodicë, për dalje drejt Greqisë është pritur me orë të tëra, ndërsa janë formuar kolona kilometrike, përcjell TV21. Situata u normalizua në mesditë. 11 mijë shtetas të Maqedonisë janë drejtuar drejt Greqisë. Trafik të dendur ka pasur edhe për hyrje në Maqedoni në pikën kufitare Tabanoc.
Sezoni veror tashmë ka filluar dhe autoritetet informojnë se qarkullimi zhvillohet pa probleme dhe me dinamikë të zakonshme. Nga MPB e Greqisë njoftuan se do të ndërmarrin masa shtesë për të përshpejtuar kontrollet dhe për të ulur pritjet disa orëshe për hyrje dhe dalje nga Greqia./tv21.tv
