Cristiano Ronaldo i Portugalisë po përgatitet të martohet me Georgina Rodriguez fundjavën e ardhshme në një dasmë luksoze në Madeira, vendlindjen e yllit portugez.

The Sun zbulon se ylli 41-vjeçar portugez do të martohet me Georginën, 32 vjeçe, në Katedralen e Funchal. Festimet më pas do të zhvillohen në hotelin luksoz me pesë yje “Savoy Palace”, aty ku do të bëhet edhe pritja.

Një burim i afërt i çiftit tha për The Sun: “Mysafirët e hotelit janë informuar se dy kate nuk do të jenë të disponueshme për përdorim të premten dhe të shtunën, së bashku me disa zona të caktuara për bare.”

Pavarësisht se kanë mbi 10 vite të lidhur dhe dy fëmijë biologjikë nga lidhja e tyre, çifti ka vendosur të kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë fundjavën e ardhshme në atë që me siguri do të jetë eventi i vitit në Madeira dhe gjithë Portugalinë.

The post Fundjavën e ardhshme do të ndodhë ngjarja e vitit. Ronaldo zyrtarizon lajmin e bujshëm appeared first on Telesport.