CEO i Milanit, Giorgio Furlani, foli për “Mediaset” pas humbjes 1-0 në finalen e Kupës së Italisë kundër Bologna. Këto ishin deklaratat e tij: “Së pari dua të përgëzoj Bologna për këtë arritje historike. Pastaj dua të them tri gjëra: Nuk mund ta mohojmë, ky është një sezon i dështuar.
Edhe pse fituam Superkupën, jemi larg objektivave që kishim vendosur. Na mbeten edhe dy ndeshje për t’i luajtur, do përpiqemi ta mbyllim sa më mirë sezonin, edhe pse jemi larg pritshmërive që kishim në fillim. Së treti, e ndajmë zhgënjimin me tifozët. Janë bërë shumë gabime, por duhet të ecim përpara e t’i korrigjojmë ato, për ta rikthyer Milanin aty ku duan tifozët dhe drejtuesit”.
I pyetur nëse është koha për vendime të forta, Furlani u shpreh: “Në këtë moment ka shumë zhgënjim për një trofe që mund ta fitonim. Nuk ndjej se është koha për të dhënë përgjigje finale. Kanë mbetur edhe 12 ditë dhe 2 ndeshje nga ky sezon. Pastaj do të merren vendime, do të shohim”.
Nëse ka pasur kontakte me pronarin Gerry Cardinale dhe mbi vazhdimësinë e projektit të Milanit, Furlani shtoi: “Nuk kemi folur në dy orët e fundit, por jam i sigurt që ai mendon njësoj si unë, për këtë ndeshje dhe gjithë sezonin. Projekti i Milanit është i qartë për të gjithë, e dimë të gjithë përgjigjen për këtë”.
The post Furlani “ngel në klasë” Milanin e tij: Sezon i dështuar, janë bërë shumë gabime appeared first on Telesport.
