“Puthja ishte jashtë kontekstit, por nuk munda të reagoja”. Kështu u shpreh futbollistja e kombëtares spanjolle, Jenni Hermoso, gjatë dëshmisë së saj para gjykatësit të seksionit penal të “Audiencia Nacional”, në seancën e parë të gjyqit kundër ish-presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales. Procesi, i cili po zhvillohet në San Fernando de Henares (Madrid), e akuzon ish-kreun e futbollit spanjoll për sulm seksual dhe kërcënime ndaj rrethit të saj shoqëror.

“Luis Rubiales më kapi kokën me duar dhe nuk munda të reagoja në asnjë mënyrë, – shpjegoi Hermoso. – Ndjeva që puthja ishte jashtë kontekstit, po më puthte shefi im dhe kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë marrëdhënie pune”.

FIFA suspends Luis Rubiales after outcry over Jenni Hermoso kiss at World  Cup final | ITV News

E pyetur nëse ishte ndjerë e dhunuar, sportistja u përgjigj: “U ndjeva e pambrojtur dhe e mosrespektuar. M’u njollos një nga momentet më të lumtura të jetës sime”.

E veshur me një pulovër të zezë me jakë të lartë dhe pantallona të zeza, futbollistja u paraqit në gjykatë në orën 10:00 të së hënës. Pas deklaratave fillestare, ajo vazhdoi të përgjigjej për pyetjet lidhur me puthjen e detyruar gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për fitoren e Kupës së Botës nga kombëtarja spanjolle në Sidnei, më 20 gusht 2023.

 

 

The post Futbollistja spanjolle dëshmon në gjykatë kundër Rubiales: Nuk munda të mbrohesha nga puthja e tij appeared first on Telesport.