Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, nuk kërkon justifikime nga skuadra e tij pas humbjes 1-5 ndaj Arsenal. Një humbje që ka mbyllur përfundimisht shanset e “citizens” për të mbrojtur titullin kampion në Premier League.

Ne mund të mësojmë, pasi gjithnjë ka kufij për t’u përmirësuar. Është e vështirë kur humbet 5-1, nuk ka mbrojtje edhe pse ishte një ndeshje e bukur. Arsenal luajti më mirë, ndaj nuk ka justifikime për ne kur humbet kështu”, tha Guardiola.

Ne kishim qetësinë për të luajtur deri në fund, por goli i tretë që pësuam ndikoi tek ne dhe ndaluam atë që po bënim për 60 minuta. Kjo ndodh, ky është futbolli”, shtoi trajneri i Manchester City.

Nuk më pëlqen kur humbas kështu, jam pak i trishtuar. Por është koha për të vazhduar. Kemi një javë të gjatë përpara. Ne duhet të mësojmë përsëri nga kjo humbje, edhe lojtarët duan ta bëjnë këtë”, tha më tej Guardiola.

Në të ardhmen do të kemi ndeshje ku duhet të jemi të qëndrueshëm. Ato momente do të kalojnë dhe ne duhet ta marrim lojën përsëri. Është përgjegjësi e imja si trajner ta bëj atë”, tha Pep Guardiola.

The post Pep: Nuk ka asnjë justifikime kur humbet 1-5, pasi pësuam golin e tretë e dorëzuam ndeshjen appeared first on Telesport.