Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në emisionin “Click Plus” tha se politikanët duhet t’i lënë të qetë mjekët, arsimtarët, hoxhallarët dhe gazetarët, pa ndërhyrje politike. Ai kritikoi edhe kushtëzimin e qytetarëve për vota, duke thënë se shpesh politika premton asfaltimin e një mahalle në këmbim të votës: “Nëse kjo mahalla na jep votën, e shtrojmë me asfalt”.
