Gazetar: Avni Tahiri
Sapo të hysh në Hasanbeg të Shkupit, të pret pamja e sorrave që ushqehen me mbeturina në kontejnerët e stërmbushur, shkruan Alsat.
Gjendja e ngjashme ishte thuajse në të gjithë lagjen ku për shkak të erës së keqe, banorët janë detyruar të denoncojnë problemin në Alsat.
Kjo ishte pamja brenda lagjes së Hasanbegut.
Mbeturina të shumta para hyrjeve të shtëpive që me ditë të tëra presin të grumbullohen nga Ndërmarrja Publike e Higjienës Komunale. Por, tash e sa kohë, sipas banorëve, po përballen me erë të keqe dhe mosgrumbullim të rregullt, problem i cili është shndërruar në shqetësim për banorët.
“As ujë nuk kemi e as mbeturinat nuk i grumbullojnë nga një muaj dhe pastaj populli i ka faj asaj a këtu nuk ka as ujë e mbeturinat kanë mbetur dy a tre javë dhe kjo është vetëm një pjesë e fshatit, në hyrje të Hasanbegut. E para pikë, Danella Arsovska lë të vije të shohë se sa ujë ka në Hasanbeg, nuk kemi ujë as për të larë duart e jo më shumë dhe e dyta, mbeturinat të pastrohen, nuk e kanë grumbulluar gati tre javë nga Higjiena Komunale e cila është nen kompetencat qytetit të Shkupit”, tha Rexhepali Kadriu – Kryetar i bashkësisë lokale të Hasanbegut.
“Tani është nxehet dhe menjëherë vjen erë e keqe. Çfarë kërkoni nga institucionet? Le të vijnë t’i marrin në rregull pasi tani është nxehtë dhe vlon gjithçka”, u shpreh një banor.
“Kërkojmë që çdo javë të grumbullohen dhe të bëhet pastrimi, mos ketë ere të keqe dhe fshatit i jep një pasqyrë të keqe”, theksoi një banor tjetër.
Për problemin me mbeturinat në Hasanbeg të Shkupit, pyetëm në Ndërmarrjen Publike Higjiena Komunale. Përgjigjen shkurt se punohet.
“Për momentin aktivitetet e Higjienës Komunale në lagjen për të cilën pyetni po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, me plan operativ për grumbullim dhe transportimin e mbeturinave”, thonë nga Higjiena Komunale.
Ndërkohë, përveç Hasanbegut, tash e një kohë i gjithë Shkupi u përball me mos grumbullim të mbeturinave dhe deponi të krijuara prapa kontejnerëve të stërmbushur.
Në fund të muajit maj të këtij viti, për shkak të mbeturinave të pa grumbulluara në Çair, para Qytetit të Shkupit, në shenjë revolte nga banorët u shkarkua një kamion me mbeturina të cilat ishin grumbulluan nga kontejnerët e stërmbushur në komunës së Çairit./ Alsat.mk
The post Gjendje alarmante nga mbeturinat në Hasanbeg appeared first on Alsat.