Gjermania ka fituar 5-0 ndaj Holandës në sfidën e fundit në grup në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Rasti i parë i rrezikshëm në “Olympiastadion” në Berlin, shte në minutën e 32-të, ku goditja e Derry Scherhant përfundoi në shtyllën e djathtë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 41-të, ku gjermanët gjetën golin me sulmuesin e Freiburg, Derry Scherhant, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Ky është goli i parë me fanellën e kombëtares gjermane për sulmuesin 25-vjeçar.
Në minutën e 48-të, Holanda i afrohet golit të barazimit, por goditja me kokë e Denzel Dumfries nga brenda zonës, kalon fare pranë traversës.
Në minutën e 60-të, ishte Florian Wirtz që shënoi një gol tejet të bukur me një goditje spektakolare me të majtën jashtë zonës, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Gjermanisë.
Në minutën e 65-të ishte radha e Nico Schlotterbeck për të gjetur golin, duke shënuar me kokë pas krosimit të Brajan Gruda nga goditja e dënimit.
Në minutën e 71-të, Wirtz gjen golin e dytë personal dhe të katërtin për Gjermaninë, pas një super asisti të Grudës. Në minutën e 78-të, ishte radha e Grudës për të gjetur golin
Gjermania fiton 5-0 dhe e mbyll grupin me 11 pikë, aq sa Holanda dhe Greqia, por për shkak të rezultateve më të mira në ndeshjet direkte, renditet e para. Holanda e mbyll e dyta dhe bashkë me Gjermaninë shkon në çerekfinale.
The post Gjermania me fitore spektakolare ndaj Holandës, Xavi pëson humbjen e parë (video) appeared first on Telesport.
