Kai Havertz duket se do të jetë mungesa e radhës në kombëtaren gjermane për Kupën e Botës.

Pas dëmtimit shokues të Serge Gnabry, sulmuesi i Arsenalit duket se nuk do t’ia dalë për të qenë gati para turneut më të madh të futbollit botëror.

Gjermani u dëmtua dje në minutën e 32-të të ndeshjes së Arsenalit me Newcastle United, kur u rrëzua në fushë dhe kërkoi menjëherë ndihmën mjekësore.

Pritet një konfirmim zyrtar, por Havertz raportohet se ka një dëmtim serioz në ije.

The post Gjermania në telashe! Pas Gnabry, një tjetër sulmues rrezikon Botërorin appeared first on Telesport.