Nga 2,5 mln euro në sezon, Amir Rrahmani tani e tutje do të paguhet 3,8 mln euro në sezon te Napoli.
Qendërmbrojtësi i Kosovës do të mbetet pjesë e klubit italian edhe për 3 vite të tjera.
Ai luan te Napoli që prej vitit 2020 dhe ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2029.
Kontrata e tij ekzistuese skadonte në 2027. Me kontratën e re, 32-vjeçari merr besim absolut nga klubi dhe përmirësim të ndjeshëm të pagës.
The post Rrahmani firmos kontratën e re me Napolin, zbulohet paga e tij e re appeared first on Telesport.
