Reperi i njohur Gjesti ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një video të publikuar së fundmi në llogarinë e tij në Instagram.

Në video, ai shfaqet duke kënduar muzikë të zhanrit tallava, ndërsa interpreton vargjet “Ah moj zemër, ah moj zemër”, duke treguar se është në humor të mirë.

Përveç interpretimit, Gjesti ka lënë të kuptohet se mund ta provojë veten edhe në një tjetër skenë muzikore, atë të dasmave.

“Du me hy, të koftë kismet, në dasma”, është shprehur ai mes tjerash në video, duke paralajmëruar se një gjë e tillë është në planet e tij.

 

The post Gjesti surprizon fansat, paralajmëron se mund të nisë të këndojë edhe në dasma appeared first on Veriu.info.