“Sot nis një kapitull i ri, por ka vende që nuk i lëmë kurrë vërtet. Mund të largohesh nga një skuadër, mund të largohesh nga një qytet, por një shtëpi e mbajmë brenda vetes”, – shkruan Berat Gjimshiti në Instagram, teksa largohet përfundimisht nga Atalanta dhe transferohet tek Al-Diriya në Arabinë Saudite për 3 milionë euro, me kontratë 2-vjeçare dhe pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.
Pas 8 vitesh e gjysmë, 334 ndeshjesh dhe si lojtari i katërt me më shumë paraqitje në historinë e Atalantës, pas De Roon (445), Bellini (435) dhe Pasalic (344), mbrojtësi shqiptar kujton: “Këtu u rrita si lojtar, si njeri dhe si baba. Këtu u rrit familja ime. Bergamo u bë shtëpia ime dhe Atalanta është shumë më tepër se një skuadër”.
Për kulmin e aventurës, fitimin e “Europa League” dy vite më parë, ai thotë: “Kemi përjetuar fitore, humbje, net të paharrueshme dhe arritje që dikur vetëm mund t’i ëndërronim. Faleminderit Bergamo! Faleminderit Atalanta! Përgjithmonë në zemër”.
The post Gjimshiti, mesazh emocionues lamtumire nga Atalanta: Këtë shtëpi do ta mbaj gjithmonë brenda vetes appeared first on Telesport.
