Deri në pasditen e sotme në Gostivar janë evidentuar 109 kontakte të reja të para, të infektuar nga uji i kontaminuar. Gjatë katër ditëve të fundit numri i tyre ka lëvizur nga 80 deri në 125 në ditë, ndërsa numri i përgjithshëm 4.303. Ministri i shëndetësisë Sasho Klekovski tha se numri ka lëvizur nga 80 deri në 125 gjatë katër ditëve të fundit, por siç shtoi nuk mund të thuhet se sa prej tyre janë pjesë e gjendjes së zakonshme dhe sa janë të lidhura me epideminë.  

“Faza akute e epidemisë në Gostivar është duke u qetësuar, në konsultim me Komisionin për Sëmundje Infektive vendosëm të v endosim mbikëqyrje të përforcuar për fazën pas akute”, u shpreh Sasho Kelkovski, minitër i Shëndetësisë.  

Ai u bëri thirrje mjekëve amë dhe institucioneve shëndetësore në Gostivar që të fokusohen në sfidat e ardhshme, veçanërisht në monitorimin e hepatitit A dhe E, por edhe sëmundjeve të tjera infektive që mund të shfaqen pas epidemisë.

“Do të dërgohen udhëzime përkatëse te Qendra për Shëndet Publik, institucionet shëndetësore dhe mjekët amë. Do të jepen edhe udhëzime për komunikimin me qytetarët. Është thelbësore njohja e hershme e rasteve, në mënyrë që institucionet shëndetësore të reagojnë siç duhet. Kapacitetet për testime janë të përgatitura”, deklaroi Sasho Kelkovski, minitër i Shëndetësisë.  

Sa i përket përdorimit të ujit, Klekovski përsëriti se mund të përdoret për higjienë personale por jo për pirje apo larjen e ushqimit.