Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka reaguar për mediat pas barazimit 3-3 që skuadra e tij arriti dje ndaj Everton. Një barazim që ndërlikon mjaft rrugën e “qytetarëve” drejt titullit kampion në Premier League.

Performancë vërtet e mirë. Luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer. Ishte shumë e vështirë me fizikalitetin e tyre. Në pjesën e dytë, ata bënë një hap përpara. Nuk kishim aq shumë kontroll dhe pësuam gol”, tha Guaridola.

Më tej, spanjolli komentoi: “Pas kësaj ata u rikthyen dhe bënë një lojë të mirëfilltë angleze, shumë agresivë në duele. Por në përgjithësi bëmë një performancë vërtet të mirë”.

“Nuk është e lehtë sepse ata luajnë shumë mirë në mbrojtje, me 10 lojtarë atje dhe tranzicione. Ndeshjet në fushën e Everton janë gjithmonë të vështira dhe unë u jap merita atyre për qetësinë dhe agresivitetin e tyre

”, tha spanjolli.

Ne marrim pikën dhe derisa të mbarojë sezoni do të vazhdojmë. Është më mirë se një humbje. Luajtëm për të fituar. Thjesht tregon se çfarë është skuadra. U përpoqëm dhe e kemi bërë. Më parë ishte në duart tona. Tani, jo”, deklaroi Guardiola.

Duhet ta bëjmë këtë në katër ndeshjet që kemi në Premier League. Do të jetë mjaft e ngjashme kundër Brentford. Do të shohim se çfarë do të ndodhë“, tha trajneri i City.

The post Guardiola bën filozofin: Më mirë një pikë se sa një humbje! appeared first on Telesport.