Pas largimit të Bernardo Silva drejt Real Madridit, Manchester City po kërkon kapitenin e ri. Në listë janë Rodri, i cili mund të transferohet te Barcelona, Ruben Dias, Phil Foden dhe Erling Haaland.
Ndryshe nga Guardiola, që ia linte zgjedhjen të gjithë skuadrës, trajneri i ri Enzo Maresca do ta vendosë vetë kapitenin, duke zbatuar një rregull që e ka përdorur edhe më parë: “Si te Leicester, ashtu edhe te Chelsea kisha një rregull. Kur shënonim gol, kapiteni duhej të vinte në stol, jo për të festuar, por për të marrë udhëzime. Nëse kapiteni shënon, është normale që të festojë”.
Kjo e vështirëson zgjedhjen e Haaland, duke pasur parasysh numrin e madh të golave që shënon. Vetë Maresca tha: “Nëse Erling është kapiten, dreqin, atëherë mund të kemi një problem”.
Sipas mediave britanike, Ruben Dias është favorit për shiritin. Megjithatë, ndaj Arsenalit në “Community Shield” mund ta mbajë Foden, pasi është lojtari me më shumë vite te City dhe dëshiron të marrë më shumë përgjegjësi.
The post Haaland, kapiteni i ri i Manchester City? Sipas rregullave të Maresca, është e vështirë… appeared first on Telesport.
