Botërori i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në pistën holandeze të Zandvoort, me Ferrari që synon të rikthehet te fitorja. Në Maranello ka një pritshmëri të madhe për gjysmën e dytë të sezonit, çka konfirmohet nga Lewis Hamilton.

Jam vërtet krenar për hapat që kemi bërë në fillim të sezonit dhe përgjatë kampionatit. Mendoj se ka qenë një sfidë e madhe për çdo ekip. Të gjithë brenda ekipit janë shumë të përqendruar. Ka shumë besim në ekip”, tha 7 herë kampioni i botës.

Nuk mendoj se mund të kërkoj shumë më tepër, përveçse në gjysmën e dytë të sezonit duhet të përpiqemi të jemi më efektivë. Kemi bërë shumë ndryshime në ekip, në procese dhe në makinë: Mendoj se jemi në një pozicion ideal”, shtoi Hamilton.

Më tej, britaniku tha: “Nuk kam fituar kurrë këtu. Kam fituar pothuajse në çdo pistë tjetër dhe dua absolutisht ta ndryshoj këtë. Është një pistë vërtet e pabesueshme, të jep një shtytje të madhe dhe ka tifozë fantastikë”.

“Po kthehem në formë më të mirë se sa kam qenë ndonjëherë në verë, në 20 vjet a më shumë, kështu që jam shumë krenar për këtë. Më pëlqen shumë të jem pjesë e këtij ekipi, më pëlqen nga kemi ardhur”, deklaroi Hamilton.

Është fantastike të jemi përsëri në rrugën e duhur. Gjendemi një hap larg nga vendi ku meritojmë të jemi. Qëllimi ynë është të bëjmë atë hap shtesë. Por nuk do të jetë e lehtë kundër Mercedes, McLaren dhe Red Bull, sepse të gjithë kanë bërë një punë të shkëlqyer“, shtoi ai.

The post Hamilton: Nuk kam fituar kurrë në Holandë, pres që gjysma e dytë e sezonit të jetë më pozitive appeared first on Telesport.