Frika e vazhdueshme e Bayern Munich për një largim të mundshëm të Michael Olise drejt Real Madridit, edhe pse deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete, e ka shtyrë klubin bavarez të mbyllë sa më shpejt rinovimin e mundshëm me anësorin francez.

Kontrata aktuale e Olise me Bayern skadon në vitin 2029, francezi fiton momentalisht 14 milionë euro në sezon. Plani i drejtuesve të Bayern-it është të rinovojnë me Olise deri në vitin 2032 dhe të dyfishojnë rrogën, që pritet të jetë 28-30 milionë euro, bëjnë me dije mediet gjermane.

Në këtë situatë, Olise pritet të bëhet lojtari më i paguar i Bayern Munich. Fronin aktualisht e mban Harry Kane me një rrogë vjetore prej 25 milionë eurosh. Anglezi po ashtu është në bisedime për një rinovim të kontratës aktuale, e cila skadon në qershor të këtij viti. Por në kontratën e re, që pritet të jetë për një ose dy sezone të tjera, nuk pritet të ketë rritje rroge për Kane, por përkundrazi ai synon të rinovojë me pagën aktuale.

The post Harry Kane drejt humbjes së fronit te Bayern Munich dhe gjithë “fajin” e ka Real Madrid appeared first on Telesport.