Partizani dhe Tirana do luajnë sonte derbin e parë të sezonit në “Abissnet Superiore”. Të dy skuadrat vijnë pas një nisjeje aspak të mirë të këtij sezoni. Tirana numëron 1 fitore, dy humbje dhe dy barazime deri tani, duke u renditur në vendin e gjashtë me 5 pikë.
Partizani numëron 1 fitore, 1 barazim dhe tre humbje, duke u renditur në vendin e tetë me 4 pikë. Në 10 përballjet e fundit, të kuqtë kanë fituar 4 herë, kurse bardheblutë 3 herë. 3 sfida janë ndarë në barazim.
Pavarësisht momentit jo të mirë që po kalojnë aktualisht të dyja skuadrat, interesi nga tifozët për derbin ka qenë i konsiderueshëm dhe të pranishëm në “Air Albania” janë rreth 8000 tifozë.
Përsa i përket treshes kryesore të arbitrimit, drejtësia në derbi i është besuar Juxhin Xhajës si arbitër kryesor, arbitra anësorë janë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, i katërti Enis Dishani. Në VAR janë Florjan Lata dhe Eldorjan Hamiti.
Përsa i përket formacioneve zyrtare, dy trajnerët respektiv, Florin Bratu i Partizanit dhe Dean Klafuriç i Tiranës, kanë vendosur të zbresin me këto 11-she titullarësh.
PARTIZANI XI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Aliu, Ismaili, Skuka, Himallari, Human, Marku, Ogunleye, Mija
TIRANA XI: Bekaj; Ndong, Krymi, Myslovic, Daci, Vitija, Xhixha, Qerimaj, Hazrollaj, Ilievski, Stanic
The post Partizani-Tirana, zbulohen formacionet dhe arbitrat që do të mbajnë drejtësinë në derbi appeared first on Telesport.
