Pavarësisht se si shkon ky sezon, duket se Harry Kane ka vendosur të largohet nga Bayern. E vetmja dilemë e tij është nëse kjo do të ndodhë në verën që vjen apo në 2026.
Mediat gjermane raportojnë se ai ka një klauzolë largimi, e cila e lejon të rikthehet në Premier League pas një sezoni e gjysmë.
Klauzola është fiksuar në shifrën 65 mln euro, një shifër që mund ta paguajë çdo klub i madh në ishullin britanik.
Ëndrra e Kane është të fitojë Champions League në Mynih dhe të rikthehet në Premier League për të vendosur rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e kampionatit anglez.
Bayern po përgatitet për largimin e 31-vjeçarit. Drejtori sportiv Max Eberl ka tri alternativa, të cilat ia ka propozuar klubit. Bëhet fjalë për Osimhen, Sesko dhe Julian Alvarez.
The post Harry Kane parapërgatit rikthimin në Premier League, Bayern 3 emra për ta zëvendësuar appeared first on Telesport.
