Superkompjuteri i Opta-s, sajtit të specializuar të statistikave të futbollit, ka përditësuar shanset e secilës skuadër për të fituar trofeun e Champions League.
Bazuar në përllogaritjet e kryera me Inteligjencën Artificiale, ekipi favorit për të fituar këtë edicion është Liverpool, me 17.2%.
Shanset e Barcelonës, ndërkohë, për të fituar trofeun janë rritur nga 12.7% në 15.4% pas shortit. Pas katalanasve renditet Arsenal me 13.6% shanse.
Opta vijon me skuadrat e tjera, duke shkruar se Interi tani ka 12.7% shanse për t’u shpallur kampion Europe. I pesti renditet Real Madrid me 11.6% shanse.
The post Kush e fiton Champions-in? Superkompjuteri i sajtit OPTA parashikon shanset e secilës skuadër appeared first on Telesport.
