Sulmuesi i Bayern Munich dhe Anglisë, Harry Kane, e cilësoi Topin e Artë si diçka të veçantë, por nuk e konsideroi veten favorit për këtë çmim prestigjioz. Ai vjen pas një sezoni spektakolar, në të cilin shënoi 73 gola në 65 ndeshje për klubin dhe kombëtaren. Anglezi e kujton sezonin e tij me një ndjesi të veçantë.
“Sezoni i kaluar do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Të shënosh kaq shumë gola, gola të rëndësishëm për Bayern dhe Anglinë. Ishte sezoni ku fitova më shumë trofe në karrierën time“, tha Kane, që tregohet i përmbajtur për Topin e Artë dhe thekson se ka një listë të gjatë pretendentësh.
“Është një synim të jesh lojtari më i mirë në botë. Do të ishte një ndjesi e mrekullueshme. Është çmimi më i madh individual, është diçka e veçantë. Mbappe, Dembele, Lamine Yamal, Rodri etj., të gjithë janë lojtarë të nivelit të lartë. Do të jetë shumë emocionuese, sepse gjithçka është e mundur këtë vit”, tha Kane.
Më tej, anglezi shtoi: “Topi i Artë është vërtet diçka shumë e veçantë. Unë jam dikush që e vendos gjithmonë ekipin në plan të parë dhe respektoj shokët e skuadrës. Një lojtar nuk është kurrë më i madh se ekipi apo vendi i tij. Unë kam punuar gjithmonë fort, në heshtje dhe pa u përpjekur të bie në sy apo të jem në qendër të vëmendjes.”
The post Harry Kane s’heq dorë nga Topi i Artë: Gara për atë trofe do të jetë shumë emocionuese appeared first on Telesport.
