Mbrojtësi anglez Harry Maguire u ka bërë thirrje shokëve të tij të skuadrës te Manchester United që të injorojnë zhurmën lidhur me kritikat, pas barazimit 1-1 me Fulhamin. United mori një barazim në minutat e fundit falë një topi të devijuar pas gjuajtjes së Cunha.
United pati shumë raste për të shënuar, ndërkohë që goditi shtyllën në pjesën e parë me anë të Bruno Fernandes. Ndërsa Leno bëri pritje të shkëlqyera ndaj goditjeve të Cunha, Martinez dhe Bryan Mbeumo.
Harry Maguire tha: “Duhet t’i injorojmë zërat e jashtëm dhe vërtet të besojmë e të mendojmë për atë që kemi arritur këtë vit, si dhe për aspektet ku duhet të punojmë e të përmirësohemi. Nuk jemi larg objektivit.”
The post Maguire: Duhet ta injorojnë zhurmën rreth United pas barazimit me Fulham appeared first on Telesport.
