Lautaro Martinez mbërriti në aeroportin e Buenos Airesit, nga ku u nis drejt grumbullimit të Argjentinës, që së shpejti do të përballet me Bolivinë, Burkina Fason dhe Beninin. Ndeshja e fundit do të jetë edhe e fundit për Lionel Messin me kombëtaren, ndërsa “Monumental” do t’i japë lamtumirën që meriton.

Duke folur për mediat, Lautaro tha: “E prisnim, duke parë atë që thuhej dhe atë që kishte thënë ai vetë. Në fund të fundit është një lajm i trishtë”. Lautaro vijoi duke vlerësuar Messin, të cilin e konsideron, së bashku me Cristiano Ronaldon, lojtarin më të madh në botë të 20 viteve të fundit:

“Gjithmonë e kemi vlerësuar gjithçka që na ka dhënë dhe trashëgiminë që na ka lënë. Dua t’i them faleminderit, jam i sigurt se ndeshja e datës 6 tetor do të jetë shumë speciale dhe emocionuese për të gjithë”.

The post Lautaro: Largimi i Messit nga kombëtarja, lajm i trishtë. Do të jetë emocionuese ta përshëndesim appeared first on Telesport.