Dortmund fiton 3-1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit në “Signal Iduna Park”, por katalanasit shkojnë në gjysmëfinale pas vinin nga një fitore 4-0 në ndeshjen e parë.

Dortmund e nisi shumë mirë takimin, duke gjetur golin e parë pas 10 minutash lojë, duke kaluar në avantazh me penalltinë e ekzektuar saktë nga Guirassy, e cila u fitua pas një ndërhyrje të gabuar të Gavi ndaj Couto. SHIKOPENALLTINE

Ishte sërish, Serhou Guirassy, i cili shënoi me kokë në fillim të pjesës së dytë, pas krosimit nga goditja e këndit dhe pasimit  me kokë të Bensabaini. SHIKOGOLIN

Katalanasit reaguan shpejt duke ngushtuar shifrat me autogolin e Bensabaini, i cili dërgoi në portën e tij topin e futur në zonë nga Fermin Lopez. SHIKOGOLIN

Sot ishte nata e Serhou Guirassy, i cili shënoi edhe golin e tretë ndaj Barcelonës në minutën e 75-të, duke përfituar nga një gabim fatal i mbrojtes së katalanasve. SHIKOGOLIN

Rezultati përfundimtar 3-1, Barcelona kualifikohet për në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 5-3 dhe tani presin ë mësojnë kundërshtarin, i cili do jetë një mes Inter dhe Bayern.

The post Hat-trick i Guirassy nuk mjafton për Dortmundin, Barcelona shkon në gjysmëfinale (video) appeared first on Telesport.