Në “Villa Park” po luhet ndeshja e kthimit mes Aston Villa-s dhe PSG-së, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysmëfinale. Fillimisht, PSG ka zhbllokuar rezultatin duke gjetur golin në minutën e 10-të më Achraf Hakimi. Marokeni përfitoi nga një dalje e gabuar e Emiliano Martinez dhe dërgoi saktësisht topin në rrjetë. SHIKOGLIN
Goli i dytë erdhi në minutën e 27-të me një aksion të shpejtë të francezëve, Dembele asiston bukur për Nuno Mendez, i cili e finalizon me gol me një goditje fantastike brenda zonës. SHIKOGOLIN
Në minutën e 35-të, ka ardhur reagimi i vendasve që kanë ngushtuar shifrat me golin e Youri Tielemans, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit të PSG-së. SHIKOGOLIN
Para se të niste ndeshja ka ndodhur një gafë që sigurisht është bërë virale. SHIKOVIDEONNë momentin që duhej të dëgjohej himni i Champions League është vendosur himni i Europa League, gjë që ka habitur të gjithë pranishmit në stadium dhe sigurisht futbollistët e të dy ekipeve, sidomos ata të PSG-së që nuk janë mësuar të dëgjojnë një himn të tillë, pasi prej vitesh klubi francez është pjesë e Champions League.
The post PSG e pandalshme, francezët presin biletën për në gjysmëfinale që në 30 minutat e para (video) appeared first on Telesport.