Dortmund pret sonte Barcelonën në “Signal Iduna Park” në ndeshjen e kthimit ku do përcaktohet ekipi që do të shkojë në gjysmëfinale, aty ku do ndeshet me njërin nga fituesit e çiftit Inter-Bayern Munich.
Edhe pse rezultati 4-0 është shumë i vështirë për t’u përmbysur, te Dortmundi nuk i kanë humbur shpresat dhe shpresojnë që për të bërë realitet ëndrrën e madhe të kenë “ndihmën” e “Murit të verdhë”, super tifozerisë së tyre.
Trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovac, është plotësisht i vetëdijshëm për rolin që do ketë sonte “Muri i Verdhë”, ndaj ka kërkuar mbështetjen e tyre maksimale. “Duhet të jemi në fushë që nga minuta e parë dhe t’i bëjmë tifozët të jenë në anën tonë. Ne duhet të motivohemi nga vrulli i tyre dhe të zbresim në fushë vrullin me dëshirë e madhe për garë, performancë të jashtëzakonshme dhe sigurisht pasion”, tha Kovac.
“Signal Iduna Park” ka një kapacitet prej 81.365 vendesh dhe të gjitha biletat për sot janë të shitura. Një gjë dihet me siguri, sido të shkojë rezultati i ndeshjes, atmosfera që do të krijojë “Muri i Verdhë” do jetë fantastike.
The post Verdhezinjtë ende nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë” appeared first on Telesport.