Shqipëria sot do të luajë testin e dytë miqësor brenda javës, po në “Air Albania”. Sonte kuqezinjtë do të përballen me Luksemburgun, ku do të kërkojë fitoren. Katër ditë më parë, Shqipëria u mposht 0-1 nga Izraeli.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë në krye të Shqipërisë për trajnerin e ri Rolando Maran. Italiani ka befasuar jo pak sot me formacionin zyrtar. Në ndryshim nga ndeshja e kaluar, Maran ka bërë tre ndryshime sot, duke nisur nga minuta e parë me Pllanën, Bajramin dhe Uzunin.
Shqipëria e nis sot me: Sherri: Hysaj (kapiten), Pllana, Gjimshiti, Mitaj: Bajrami, Asllani, Ramadani: Hoxha, Uzuni, Laçi.

Takimi i sotëm edhe spe është thjesht një test miqësor do ta ndihmojë trajnerin Maran për të njohur më shumë ekipin dhe për të krijuar disa një ide për formacionin bazë për ndeshjet zyrtare, të cilat do të nisin për muajin shtator, që do të jenë për Ligën e Kombeve.
The post Hysaj kapiten. Zbulohet formacioni zyrtar i Shqipërisë për miqësoren ndaj Luksemburgut appeared first on Telesport.
