Një gol i kapitenit Manuel Locatelli në minutën e 73-të i dha fitoren Juventus, 3-2 ndaj Venezia, gold he fitore që çuan bardhezinjtë në Champions League sezonin tjetër. Locatelli shënoi nga pika e bardhë, duke marrë përsipër një përgjegjësi të madhe.
“Ne gjithmonë kemi dhënë gjithçka, por sigurisht që kemi bërë edhe disa gabime këtë sezon. Urime të gjithëve për fitoren, përfshirë trajnerin që erdhi dhe na dha një dorë. Jam i lumtur me penalltinë dhe që kam marrë përsipër këtë përgjegjësi“, tha Locatelli.
“Ne jemi një grup që jep gjithçka. Liga e Kampionëve ishte objektivi dhe ne ia dolëm. Urime për të gjithë”, tha më tej kapiteni i Juventus, që kujton momentin e goditjes së topit nga pika e bardhë.
“Jam krenar që e kam ekzekutuar atë penallti, është si të shkelmoj një top shumë të rëndë në një portë të vogël. Unë jam kapiteni, ndaj ishte e drejtë që e mora përsipër atë përgjegjësi”, deklaroi Locatelli.
The post I dha fitoren dhe çoi Juventus në Champions: Jam kapiteni ndaj mora përsipër përgjegjësinë e penalltisë appeared first on Telesport.
