Hasim Murtezani, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Qeverisë, po kërkon të mbajë vëmendjen politike përmes deklaratave dhe videove të fokusuara në sulme ndaj BDI-së, ndërsa nga pozita e tij institucionale deri më tani nuk ka dalë në publik me ndonjë vizion të qartë apo me rezultate konkrete që lidhen drejtpërdrejt me qytetarët.

Në vend që nga zyra e tij në Qeveri të prezantojë projekte, iniciativa apo premtime konkrete për komunitetin që pretendon se përfaqëson, Murtezani është përqendruar në përplasjen politike me BDI-në, duke tentuar të krijojë hapësirë dhe protagonizëm përmes deklaratave publike.

Pozita e tij në strukturat e Qeverisë ngre një tjetër pikëpyetje politike: sa është realisht ndikimi i funksionarëve shqiptarë të VLEN-it në vendimmarrjen ekzekutive dhe sa hapësirë kanë ata për të marrë iniciativa në interes të qytetarëve?

Kritikat ndaj BDI-së janë pjesë e debatit politik, por qytetarët presin më shumë se deklarata politike. Ata kërkojnë rezultate konkrete, zgjidhje për problemet e përditshme dhe përgjegjësi nga ata që sot janë pjesë e pushtetit.

Në këtë kuadër, paraqitjet e Murtezanit mund të shihen si një përpjekje për të kompensuar mungesën e një roli të dukshëm ekzekutiv me protagonizëm politik kundër opozitës shqiptare.

Ndërkohë, brenda VLEN-it vazhdon të mbetet e hapur pyetja se sa vendimmarrje reale kanë funksionarët shqiptarë në Qeveri dhe nëse ata janë pjesë aktive e përcaktimit të politikave apo kryesisht presin drejtimet që vijnë nga partneri kryesor qeveritar, VMRO-DPMNE.

The post I lënë anash pa kompetenca ekzekutive në Qeveri, Hasimi i Murtezanëve tenton të bjerë në sy duke e sulmuar BDI-në first appeared on .