Jurgen Klopp do ta nisë rrugëtimin e tij në krye të Gjermanisë me përballjen ndaj Holandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ajo që e bën të veçantë këtë takim është fakti si për Klopp ashtu edhe për trajnerin e Holandës, Xavi Hernandez, do të jetë ndeshja e tyre e parë si trajner kombëtareje.

Në prag të përballjes “big”, Klopp nuk mundi t’i rezistonte tundimit për të bërë një shaka lidhur me njohuritë që Xavi ka për formacionin e Holandës.

“Ata janë një kundërshtar shumë solid me një trajner të ri. Gjëja e mirë është se të dy jemi në të njëjtën situatë. U takuam të hënën dhe luajmë të enjten. Dhe trajneri i tyre i njeh lojtarët nga televizioni. Në fakt, unë i njoh personalisht më shumë lojtarë holandezë sesa Xavi. Nëse ky është një avantazh, nuk e di, por mbetet një fakt,” u tha Klopp gazetarëve.

The post “I njoh më mirë lojtarët holandezë sesa ai”, Klopp nuk “kursehet” aspak ndaj Xavi-t appeared first on Telesport.