Gjermania do të luajë sot kundër Holandës në ndeshjen e Nations League, me trajnerin Jurgen Klopp që do të përballet në debutim me Xavi. Ndeshja e sotme në Amsterdam do të shënojë debutimin në krye të skuadrave për dy figura dominuese të futbollit botëror të çerekut të parë të shekullit, të dy përballë një sfide të vështirë.
“A jam nervoz për debutimin? Nuk kam pasur kohë të jem nervoz gjatë këtyre tri ditëve,” deklaroi ish-trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, në konferencën për shtyp para ndeshjes, ku gjithashtu u kërkoi lojtarëve të tij të shfrytëzojnë forcën e kolektivit, një moto personale e tij për të lejuar që cilësia individuale të shkëlqejë.
“Kemi talent të jashtëzakonshëm. Lojtarët e skuadrës shpesh i kanë tejkaluar pritshmëritë në klubet e tyre përkatëse, por kur ka ndodhur kjo për herë të fundit me kombëtaren? Po kërkojmë një mënyrë për të pasur sukses së bashku dhe, nëse ia dalim mbanë, mund të krijojmë momente ku e tejkalojmë veten. Lojtarët duan të japin maksimumin, kjo do të thotë gjithçka për ta”, tha Klopp.
The post Jurgen Klopp: Jam gati, kam punuar shumë dhe nuk kam emocione, lojtarët duan të japin maksimumin appeared first on Telesport.
