Edhe pse kontrata aktuale i skadonte në fund të këtij sezoni, Christian Eriksen dhe Wolfsburg kanë rënë dakord me marrëveshje të ndërsjelltë kontratën e mesfushorit danez.

Eriksen pësoi një tjetër kolaps në muajin qershor gjatë një ndeshjeje miqësore të Danimarkës, pasi nuk u ndje mirë kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojë.

Danezi luante tashmë me një stimulues kardiak (pacemaker), pasi kishte pësuar kolaps gjatë Kampionatit Evropian të vitit 2021. Ende nuk dihet deri tani, nëse Eriksen do ta mbyllë përfundimisht si lojtar me futbollin pas largimit nga Wolfsburg apo do të luajë diku tjetër.

Vetë mesfushori ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka falëndëruar klubin gjerman dhe i uron suksese në rrugën për t’u rikthyer në Bundesligë.

“Dua t’i falënderoj pamasë të gjithë te Wolfsburg. Për mua, është e rëndësishme të jem pranë familjes sime. Jam shumë i lumtur që kemi gjetur një zgjidhje me klubin. Jam i sigurt se klubi është në duar të sigurta për t’u rikthyer në Bundesligë,” tha Eriksen.

The post I skadonte kontrata në fund të qershorit, Eriksen largohet nga Wolfsburg me efekt të menjëhershëm appeared first on Telesport.