Edhe pse e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri, duke fituar 8 ndeshje rresht, 7 në La Liga dhe një në Champions League, kjo nuk e përjashton mundësinë që Barcelona të ketë nevojë për përforcime gjatë merkatos së janarit.
Edhe pse katalanasit duken në super formë këtë fillim sezoni, problemet financiare nuk janë zhdukur dhe janë ende aty për të vënë në rrezik skuadrën. AS raporton se edhe fatura e pagave përbën shqetësim, pasi shfaq një prirje të qartë në rritje. Ajo mbetet ende brenda parametrave të rekomanduar nga UEFA, por në horizont janë disa rinovime kontratash që mund ta rrisin më tej këtë shifër.
Sipas medies në fjalë, nëse Barcelona vendos të bëjë një transferim gjatë merkatos së janarit, për shembull, një mbrojtës që nuk arriti ta siguronte gjatë verës, do duhet me patjetër të bëjë shitje nga grupi i lojtarëve që ka, një ose dy lojtarë, sepse ndryshe do të thyhej rregulli i famshëm financiar “1:1”.
The post Kushti që duhet të plotësojë me patjetër Barcelona, nëse do që të bëjë perforcime në janar appeared first on Telesport.
